12.9 C
Elbasan

Jam Veteran i Luftës’, 91-vjeçari shkon te Air Albania: Të vaksinohem, edhe unë personalitet jam

Ditën e sotme në stadiumin Air Albania pritet të nis vaksinimi i atyre që kryeministri Rama i cilësoi si personalitete. Por përpara se të nisë vaksinimi i tyre, nga kamera e Faxnews është kapur një episod i pazakontë, ku një qytetar 91-vjeçar shihet në portën e stadiumit dhe kërkon që të hyjë brenda për të bërë injektim.

Ai thotë që është personalitet pasi është Veteran i Luftës. Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyjë pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju?

Qytetari: Jam 91-vjeç

Gazetarja: Për çfarë keni ardhu ju zotëri?

Qytetari: Kam ardhur për të bërë vaksinën.

Gazetarja: Nuk ju ka lajmëruar njeri për ta bërë?

Qytetari: Jo, jo!

Gazetarja: Është thënë që do vaksinohen personalitete sot?

Qytetari: Edhe unë personalitet jam, jam veteran i luftës.

© SYRI.net

Lajme të tjera

TË PAPREKSHËM/ Kush janë bosët shqiptarë të krimit që sfidojnë drejtësinë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar...

63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital. Sipas njoftimit të policisë,...

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për...

‘Dhunues’, ‘Fake’, ‘Të nxira të dyshimta në krahë’, publiku kryqëzon Mateon

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale ditët e fundit, duke nxitur diskutime të forta dhe reagime të...

Ngec integrimi i Shqipërisë/ Moldavia kalon e para dhe merr direkt 189 mln euro nga BE

Edi Rama ia doli të bllokojë integrimin në BE për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun. Ndërkohë që Shqipëria ka ngecur, Moldavia po përparon me...

Një gotë qumësht në ditë ul rrezikun e goditjes në tru

Pirja e vetëm një gote qumësht në ditë mund të ulë rrezikun e goditjes në tru deri në 10%, sugjeron një studim i fundit,...