12.1 C
Elbasan

Java nis me rekord rastesh të reja: 117 raste pozitive me Covid, 2 të vdekur dhe 68 të shëruar

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid. Në 24 orët e fudit janë regjistruar 117 raste pozitive me Covid-19 nga 585 testime të kryera.

Ndërkohë kanë humbur jetën edhe dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik foli për një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj.

Tomini: Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit

Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Ndërkohë situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Tomini: Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)

Testime totale                   32938

Raste pozitive                    3571

Raste të shëruara            2014

Raste Aktive                       1462

Humbje jete                      95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   635

Durrës                  218

Shkodër               186

Vlorë                     108

Lezhë                    75

Kukës                    47

Berat                     41

Korçë                    40

Elbasan                 35

Fier                     33

Gjirokastër         24

Dibër                     20

oranews

Lajme të tjera

Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej...

Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për News24,...

“Nuk mundem më” – Çfarë ndodhi me Kristin? Ai del nga muri, banorët tentojnë…

Big brother eleminon Kristin Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri. Në momentin që Selin e pa...

Dinamika/ U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: E bëra sepse…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë. Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën...

Morën fshehur makinën e prindërve dhe u aksidentuan, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi, dy të tjerë të plagosur

Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi. Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën...