10.1 C
Elbasan

‘Ka pasur dy raste me mpirje fytyre, disi të rënda’, Bino zbulon efektet anësore që u janë shfaqur personave të vaksinuar

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të personave të vaksinuar që kanë patur efekte anësore shumë të rënda. Bino tha se ka patur dy raste disi të rënda, ndërsa raste me efekte të lehta që janë edhe të pritshme ka patur më shumë.

“Efekte anësore shumë të rënda nuk kemi pasur. Kemi pasur efekte anësore disi të rënda, 2 raste, me mpirje fytyre. Kurse efekte anësore të pritshme, pra të lehta, kemi pasur”, tha Bino në emisionin Open.

Ndër të tjera, Bino tha se nëse çdo ditë vaksinimi ndodh sipas kapaciteteve me aq vaksina sa ka Shqipëria në dispozicion, imunizohet 12% e popullatës.

Ajo tha: Kemi vaksinuar rreth 3% të popullatës. Mundësitë i kemi që të bëjmë rreth 15 mijë vaksinime në ditë. Vaksinimi është i kombinuar në qendra të përqendruara dhe në pika të hapura kastile për vaksinim. Për qytetarët, dhe në vendet e punës, dhe në qendra shëndetësore. Të gjitha këto e përshpejtojnë vaksinimin. Me kaq doza sa kemi, mund të kapim vaksinimin e 12% të popullatës. Për të gjitha vaksinat ka refuzime.

Në të gjithë vendin ka nisur procesi i vaksinimit masiv, në sajë të një sasie të madhe vaksinash të kompanisë kineze Sinovax.

Fax

Lajme të tjera

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...