13.4 C
Elbasan

Keni bërë plane për të nisur plazhin? Hidhini më parë një sy parashikimit të motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë motin në Republikën e Kosovës deri pak pas mesditës, kur vranësirat zhvillohen në zonat perëndimore dhe veriore duke gjeneruar shira afatshkurtër. Orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Sërish paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Por gjatë mesditës dhe pasdites do ketë shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore duke rrezikuar shira afatshkurtër.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Lindje, qendër dhe Rajonin e Mesdheut. Ndërsa me vranësira, stuhi ere dhe shtrëngata shiu do ketë Europa Jugperëndimore, Ishujt Britanikë dhe Veriu i Kontinentit.

(E.H/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Sri Lanka shpall të mërkurat ditë feste zyrtare për të kursyer karburant

Vendet aziatike po shpallin një sërë masash shtrënguese si përpjekje për të kursyer karburant, ndërsa përballen me mungesa të mundshme pas luftës së SHBA-së dhe...

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Ambasada amerikane në Bagdad u shënjestrua nga dronë dhe raketa gjatë natës, ku burime irakiane të sigurisë që i thanë agjencisë së lajmeve AFP...

Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu gjatë mesditës, parashikimi i motit për këtë të martë

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut...

Kishin fshehur 4.2 kg kanabis në makinë, pranga 2 personave në Muriqan

Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë...

Shkëlqim, elegancë dhe stil në tapetin e kuq, ja veshjet që kanë spikatur në ceremoninë e 98-të të Oscars

Tapeti i kuq i 98th Academy Awardsu mbsush me elegancë, stil dhe momente që tërheqin vëmendjen e gjithë botës së modës dhe kinemasë. Para fillimit...

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...