15.5 C
Elbasan

‘Klithmat e vogëlushit rrënqethën të madh e të vogël’/ Gazetarja tregon SHERRIN në mes të Durrësit: Nipi i biznesmenit rrahu një 40-vjeçar. Policia hesht se ka frikë

Gazetarja Klodiana Haxhiraj ka treguar në rrjetin e saj social, një ngjarje që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ajo bën me dije se një person i ka treguar se mbrëmjen e djeshme një rast dhune në mes të qytetit ndërkohë që Policia nuk kishtë ndërhyrë. Në rrëfimin e saj, gazetarja bën me dije se ngjarja i është rrëfyer teksa kishte dalë shëtitje me të bijën.

“Tre persona kanë rrahur në mënyrë barabare një 40-vjeçar në mes të bulevardit “Dyrrah” mbrëmjen e sotme. 40-vjeçari ishte duke ecur me të birin 5 a 6 vjeç. Klithmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrënqethur të madh e të vogël. E rrahën aq keq, sa kur u ngrit la pas, një pellg gjaku ndërsa cubat e bulevardit, iu hipën makinave e ikën, pa iu hyrë gjemb në këmbë. Nuk ishte i pirë, por nuk ecte dot, e mbante djali i vogël prej dore, edhe shapkat s’dihet ku i përfunduan, mbeti zbathur. I larë në gjak.”

Më tej, gazetarja zbulon edhe detaje të tjera duke bërë me dije se një prej agresorëve është nipi i një bisnesmeni të fuqishëm të qytetit, dhe se Policia nuk reagon pasi ka frikë. Sipas Haxhirajt, e gjithë ndodhia është lehtësisht e verifikueshme, mjaft të hapen kamerat e biznesve pranë Bulevardit.

“Të tre cubat janë të identifikueshem, Policia as u duk fare aty. Njëri më thanë është nipi i një biznesmeni. Policia Durrës nëse ka këllqe të mos pyesë asnjë dëshmimtar, por të marrë kamerat e sigurive të bizneseve që e kanë filmuar e t’i thërrasë njëherë në Komisariat, e nëse nuk bën minimalisht këtë, Policia ka frikë! E nëse Policia ka frikë, çfarë i mbetet qytetarit?! Në boulevard ka shumë njerëz në mbrëmje…dhunën ç’njerëzore dhe klithamat e djalit të vogël i kanë parë shumë sy e i kanë dëgjuar shumë veshë! Policia ka kohë që nuk duket në rrugë, që kur bulevardi është bërë arenë e shpjetësisë skëterrë të shoferëve, si puna e këtyre që sot masakruan një baba. Çfarëdo të kish bërë, për më tepër në prani të një fëmijë të mitur nuk ka justifikim përdorimi i dhunës barbare. Nuk isha prezente por di që nuk do kisha bërë sehir, siç bënë sot shumë të tjerë!”. 

Megjithatë edhe pas statusit të gazetares dhe denoncimit të qytetarëve, ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur nga Policia e Durrësit.

(k.m/dosja.al)

Lajme të tjera

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Fotografi i Trejsi Sejdinit: I nisnin para nga Shqipëria, nuk e di nëse ishin...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard...

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë...

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Presidenca ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin të premten. Ceremonia e betimit do të...

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...

Ekstradohet nga Britania në Shqipëri, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Është ekstraduar nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë shtetasi Lorenc Lala, alias (Kristian Lala, Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje. Lorenc Lala,...