8.8 C
Elbasan

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD-së për Elbasanin

Kolegji Zgjedhor refuzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për paraqitjen e provave shtesë dhe të kërkesës për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, duke i hapur rrugën kështu certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e KQZ-së.

Me vendimin për qarkun e Elbasanit, Kolegji Zgjedhor mbyll përfundimisht shqyrtimin e ankimimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Më herët sot, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Fierit.

Pas vendimit për Fierin, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha se “grupi i juristëve që është pranë PD-së do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit”.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve e më pas në Kolegj Zgjedhor.

/m.m/j.p/

Lajme të tjera

Një delegacion i Parlamentit Europian ‘zbarkon’ me mision në Shqipëri

Në Qershor 2025 Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi nga Brukseli se kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, kishte paralajmëruar...

Dhunoi berberin me shkop gome dhe i dëmtoi makinën, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në qytetin e Pylosit, Greqi, pasi dhunoi pronarin e një berberhaneje dhe dëmtoi automjetin e tij, njoftojnë autoritetet lokale. Sipas mediave greke...

Deputeti Blendi Himçi nuk pyet për urdherin e Berishës! Merr tendera nga institucionet në Elbasan

eputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi do të furnizojë me karburant Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan. Ashtu siç...

Vlerat befasuese të koprës kundër stresit dhe depresionit

Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime. Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë një larmi vlerash shëndetësore si për trurin...

“Ndalu, ndalu”/ Mësuesi dhunon nxënësin në Prishtinë, grushte dhe shkelma mes tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku mësuesi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit. Sikurse duket në pamjet e...

Komisioni Europian: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e pandehur e SPAK për shkelje të...