14.8 C
Elbasan

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Etleva Deda. Firmosi sekuestron e TV Ora dhe Ora News

Komisioneri Publik ka ankimuar konfirmimin në detyrë të gjyqtares Etleva Deda, e cila firmosi vendimin për sekuestrimin e RTV Ora dhe pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Komisioneri në argumentimin e tij vlerëson se gjyqtarja nuk ka nivel besueshmërie dhe Kolegji i Posaçem i Apelimit duhet ta shkarkojë nga detyra.

Komisioneri publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit konfirmimin në detyrë të gjyqtares së GJKKO-së Etleva Deda, e cila firmosi vendimin për sekuestrimin e dy televizioneve Ora dhe Ora News dhe të pasurive të tjera të presidentit Yldon Media Group Ylli Ndroqi.

Komisioneri publik vlerëson se referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Për këtë arsye komisioneri kërkon që të shqyrtohen nga ana e KPA-së dhe në përfundim të shkarkojë nga detyra subjektin Etleva Deda. Gjatë procesit të hetimit dhe të gjykimit në KPK, u evidentuan problematika në lidhje me disa shuma monetare të mbajtura nga gjyqtarja në gjendje kesh në banesë, të cilat nuk ishin deklaruar.

Një tjetër element që bie në sy në vendimin e KPK ndaj gjyqtares Etleva Deda është se nuk është analizuar dhe nuk është përmendur episodi i vitit 2011 kur KLD e shkarkoi Etleva Dedën nga drejtuese të Gjykatës së Krimeve të Rënda pas vjedhjes së një sasie parash të sekuestruara që mbaheshin në dhomën e provave të institucionit.

Vendimi ndaj gjyqtares Etleva Deda u shpall nga KPK më 16 qershor 2020, ndërsa sipas ecurisë së deritanishme të proceseve KPA ka shkarkuar më shumë se 90 për qind e gjyqtarëve për të cilët komisioneri ka bërë ankim.

Krahas gjyqtares Deda, komisioneri ka ankimuar dhe vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së apelit tiranë, Valdete Hoxha. Sipas komisionerit, komisioni i pavarur i kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren hoxha në një vendim jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.

Prandaj kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Lajme të tjera

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu...

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e policisë

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet...

Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, riparimi i rrugës pritet të marrë një kohë të gjatë

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më...