15.5 C
Elbasan

Komisioni hetimor miraton raportin përfundimtar për Metën: Shkeljet e kryera nuk mjaftojnë për ta shkarkuar

Mbyllet veprimtaria e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Pas diskutimeve të shumta, me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar raporti përfundimtar që do i paraqitet Parlamentit në seancë plenare.

Kreu i Komisionit Ulsi Manja lexoi një pjesë të raportit, duke përfshirë dhe sugjerimet për Kuvendin, siç është një ligj organik për Presidentin.

Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit.”, thuhet në raport.

Ulsi Manja: “Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë këto zgjidhje” rishikim të dispozitave kushtetuese për të qartësuar pozitat e presidenti, një ligj organik për presidentin. Në kuadër të ligjeve të reja të reformës në drejtësi ka qenë dhe një ligj organik për Presidentin i Republikës po u tërhoq nga procedura sepse nuk qartësonte kompetencat e Presidentit por merrej me privilegjet presidenciale.”

Votimi në Komisionin e Posaçëm Hetimor
Ulsi Manja pro
Vasilika Hysi pro
Alket Hyseni pro
Klotilda Bushka pro
Bashkim Fino pro
Krenar Ryci pro

Ora news

Lajme të tjera

Librazhd/ Plagosi me thikë një 46-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit,...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Fotografi i Trejsi Sejdinit: I nisnin para nga Shqipëria, nuk e di nëse ishin...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard...

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë...

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Presidenca ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin të premten. Ceremonia e betimit do të...

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...