16.2 C
Elbasan

Komiteti Teknik apel qytetarëve: Respektoni masat e vendosura, mbani maskat në ambientet e mbyllura. Në rast të rritjes së rasteve atëherë…

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e kësaj të hëne, kur folën dhe për praninë e variantit Delta të virusit në vend, nënvizuan rëndësinë që kanë respektimi i masave të vendosura dhe bërja e vaksinimeve.

Ekspertët apeluan qytetarët që të mbajnë maskat mbrojtëse në ambientet e mbyllura, si masë për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Ata gjithashtu njoftuan, se masat përkohësisht nuk do të ndryshojnë, por ngjarja do të ndiqet në dinamikë. Kështu, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të ketë një rivlerësim të masave të vendosura.

Albana Fico: Ajo që po ndodh tani që po flasim, bashkësia ndërkombëtare, me disa organizma, ka ofruar një kalendar për të pritur monstra që dërgohen nga vende në laboratorët e tyre. Ne kemi këtë metodologji pune, por edhe bashkësia ndërkombëtare na ka mundësuar këtë gjë. Padiskutim do të vijojë, kemi në rutinën tonë dhe për shkaktarë të tjerë, kjo do të vijojë. S’ka asgjë të re

Mira Rakacolli: Vaksinimi dhe respektimi i masave të thjeshta që edhe sot u përfol me ndershmëri dhe regozitet. Mbrojta është njësoj si më parë, s’ka mjekim specifik.

Albana Fico: Është e vërtetë që ka qenë një rekomandim i përsëritur i komitetit. Ne gjatë këtyre muajve të gjatë jemi munduar. Nuk mund të zgjidhësh probleme duke vendosur gjoba. Ky apel i sotëm ka të bëjë me faktin që një harresë e qytetarëve duhet sjellë në vëmendje. Të gjithë jemi të përfshirë, autoritetet shëndetësore, ligjzbatuese, që kjo gjë të ndodhi. Të mos harrojmë që kjo është një histori e gjatë, me efekte psikologjike të jashtëzakonshme. Ne kemi problematika që kanë prekur shëndetin mendor. Ky është apel që të rikujtojmë që masat duhet respektuar. Mbajtja e maskave është një kuatrinom i rëndësishëm. I bëj apel të gjithëve.

Silva Bino: Sa i përket rasteve të cilët kanë shkaktuar edhe të tjera, janë 13 raste, që kanë shkaktuar vatra familjare. Kjo tregon që kemi një efektueshmëri të lartë. Kjo për shkak të rasteve që kërkuat.

Mira Rakacolli:
 Nga situata epidemiologjike në vend nuk na imponohen masa të tjera shtesë. Ne masat i vendosim në dinamikë, në rast të kundërt, masat do të ndryshojnë.

(BalkanWeb)

Lajme të tjera

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...