9.5 C
Elbasan

Koronavirusi, 4 viktima dhe 167 raste të reja, 179 të shtruar në spital

Situata me koronavirusin në Shqipëri duket se nuk ka përmirësim. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 167 raste të reja.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona të tjerë me një total prej 338 viktimash.

Ndërkohë edhe në spitalet COVID situata paraqitet e njëjtë ku aktualisht po marrin shërbim 179 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 8 në intubim.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Viktima – Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Të infektuar – Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete – 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale                   74766

Raste pozitive                    11520

Raste të shëruara            6615

Raste Aktive                       4567

Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2317

Durrës                   516

Shkodër                357

Lezhë                    268

Elbasan                 232

Korçë                    209

Fier                        185

Vlorë                     163

Kukës                    140

Berat                     84

Dibër                     49

Gjirokastër         47

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...