10.2 C
Elbasan

Koronavirusi/ Manastirliu jep lajmin e mirë për shqiptarët: Ja çfarë do të ndodhë për shqiptarët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njoftoi në një dalje për mediat dyfishimin e numrit të testimeve duke nisur nga muaji shtator.

Manastirliu: Nuk do të ketë kthim mbrapa, por respektoni rregullat ...

“Duke filluar nga muaji Shtator, kapacitetet e testimit do të rriten me dy herë, duke shtuar ekipet e terrenit, infrastrukturën e nevojshme dhe kapacitetet laboratorike”, tha MInistrja duke sot strategjinë e testimit, gjurimimit dhe kapaciteteve laboratorike për stinën e vjeshtës.

Duke theksuar se që nga fillimi i epidemisë është trefishuar numri i testimeve, Manastirliu tha se po zgjerohen akoma më shumë kapacitetet, duke filluar nga muaji Shtator, ku do të shtohen me 30% edhe stafet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve në terren.

“Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, tha Manastirliu duke shtuar se në këtë kontekst do të kërkohet bashkëpunimi edhe i sektorit privat.

“Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i va ksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se rritja e numrit të testimeve është sugjeruar në mënyrë të vazhdueshme edhe nga ana e OBSH si një nga mënyrat efikase të ndërprerjes së zinxhirit të infektimeve.

revista ora

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...