11.1 C
Elbasan

Koronavirusi në Shqipëri/ 94 viktima në 11 ditët e para të Nëntorit

11 ditët e para të muajit nëntor kanë qenë të zeza sa i përket infektimeve të reja me Covid-19, por mbi të gjitha për humbjet e jetëve.

Sipas një përllogaritjeje të Ora News, nga data 1 deri më 11 nëntor, 94 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Koronavirusin, një shifër që nuk regjistrohej që prej nisjes së pandemisë.

Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm, në javët e fundit, rastet e reja të infektimeve dhe ai i vdekjeve ka pësuar një rritje të madhe, gjë që ishte paralajmëruar më herët edhe për shkak të ardhjes së sezonit vjeshtë-dimër.

SITUATA NË SPITALET COVID

Një tjetër fakt që tregon situatën e rënduar në vend është edhe numri i shtrimeve në spitalet Covid, 363 pacientë. Nga këta,  18 në terapi intensive, dhe 5 të intubuar.

Sipas asaj që kanë publikuar mediat ditët e fundit, përfshirë edhe akuzat e familjarëve të të prekurve, pacientët duhet të presin me orë të tëra në auto-ambulanca në pritje të lirimit të shtretërve dhe më pas lihen edhe korridereve.

ABUZIMI ME ÇMIMIN E ILAÇEVE

Situata pandemike ka sjellë rritjen e çmimit të barnave dhe paisjeve mjekësore që shërbejnë për kurimin e koronavirusit. Qytetarët janë ankuar për kostot relativisht të larta, ndërsa nga ana tjetër farmacistët e kanë arsyetuar këtë me mungesat e tregut.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi do të raportonte pak ditë më parë se ka pasur denoncime të shumta për koston e lartë që ka trajtimi gjatë gjithë periudhës kur një person kalon Covid-19.

Qytetarët thonë se e kanë gati të pamundur që të kurohen dhe të marrin të gjitha medikamentet dhe shërbimet e nevojshme.

Farmacistët në Tiranë tregojnë për Ora News se ka pasur një mungesë në treg për termometër apo oksimetër  dhe se çmimi i tyre ka ndryshuar.

Oksimetri varion nga 29 mijë lekë të vjetra deri në 56 mijë lekë të vjetra.

Shqetësim është edhe mungesa e termometrave të thjeshtë, të cilët edhe kur i gjen janë me çmim të katër ose pesëfishuar.

Farmacistët tregojnë se këto produkte i marrin me çmime më të larta që në depo, pra që në pikat e shpërndarjes.

AKUZAT E OPOZITËS

Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ajo ka kërkuar rritje të numrit të testimeve, gjurmim dhe izolim të rasteve. Sipas opozitës, duhet rritur kapaciteti spitalor për të pritur të infektuarit, madje duke kërkuar vënien në funksion edhe të spitaleve Rajonale.

Një tjetër akuzë e opozitës është edhe pagesat që qeveria po u bën oligarkëve në një kohë, kur sipas saj, duhet të shkonin për shëndetësinë, qytetarët që kanë humbur vendin e punës dhe për të rimbursuar ilaçet anti-Covid.

Lajme të tjera

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...