14.9 C
Elbasan

Koronavirusi në Shqipëri, rriten shifrat, 133 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë

Në ndryshim nga fundjava, numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është rritur sërish.

Në 24 orët e fundit u kryen 820 testime prej të cilave 133 persona rezultuan pozitivë.

Fatkeqësisht, 4 persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Të infektuar – Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është – 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

Të shëruar – 75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima – Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)

Testime totale              62837

Raste pozitive                         9513

Raste të shëruara         5214

Raste Aktive               4015

Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2092

Durrës                         530

Shkodër                       284

Lezhë              199

Korçë              178

Elbasan                        159

Fier                              144

Kukës              131

Vlorë               126

Berat               83

Dibër               52

Gjirokastër     37

 

Lajme të tjera

Vërtetohet shkencërisht! Mbetjet e Kurum shkaktojnë kancer. Banorët e Bradasheshit po vdesin nga ajri i ndotur

  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka zbardhur detaje që lidhen me kontrabandimin dhe menaxhimin e paligjshëm të...

Jepnin para me fajde dhe merrnin si “garanci” pasuri të paluajtshme, dërgohen në gjyq tre persona në Korçë

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët jepnin para me fajde dhe si “garanci” merrnin edhe...

FOTOT/ Vajzat e showbizit shqiptar dhe trendi i guximshëm: Me bikini në mes të borës

Së fundmi, disa nga vajzat e showbizit shqiptar dhe rrjeteve sociale janë bërë pjesë e një trendi të ri dhe mjaft të guximshëm: dalja...

Më shumë tokë, më pak para/ INSTAT: Fermerët punuan sipërfaqe më të mëdha, por fitimet ishin më të ulëta

Fermerët shqiptarë në vitin 2024 punuan më tepër tokë, dhe fituan më pak, këtë realitet e tregojnë të dhënat e INSTAT. Saktësisht perimet kanë regjistruar...

Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport: Projekti, gati në qershor

Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”.  Përfaqësues të...

Dokumentari “Melania” tejkalon pritshmëritë, 7 milionë dollarë fitime në fundjavën e hapjes

Dokumentari i ri mbi Melania Trump, gruaja e parë e SHBA-së, ka bërë debutim të suksesshëm në kinema, duke fituar 7.04 milionë dollarë gjatë...