6.7 C
Elbasan

Koronavirusi në Shqipëri, ulet numri i viktimave, 151 raste të reja në 24 orë, 198 të shtruar në spital

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan 151 raste të reja me koronavirus nga 824 testime të kryera.

E rëndë është situata e paraqitur në spitale ku aktualisht po marrin shërbim 198 pacientë ku 21 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Në krahasim me ditët e tjera është ulur numri i viktimave ku këtë të hënë 3 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi me një total prej 319 viktimash.

Gjithashtu u shënuan 80 të shëruar ku në total 6.186 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Të infektuar – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2.

Të shëruar – 80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6,186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Të shtruar – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Viktima – Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)

Testime totale                   68728

Raste pozitive                    10406

Raste të shëruara            6186

Raste Aktive                       3901

Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2074

Durrës                  454

Shkodër               313

Lezhë                    216

Elbasan                 175

Korçë                    143

Vlorë                     136

Kukës                    130

Fier                        122

Berat                     68

Dibër                     34

Gjirokastër         36

Lajme të tjera

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që...

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...