17.4 C
Elbasan

Kosova konfirmon rastin e parë me variantin afrikan të COVID, thirrje qytetarëve të shtojnë kujdesin

Kosova ka konfirmuar sot, rastin e parë të infektimit me variantin afrikan të koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lëshoi para pak minutash një njoftim për mediat, ku kërkohet të shtohet kujdesi nga qytetarët.

Në njoftim thuhet:

“Në laboratoret e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (WHO label: Beta). Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja.
Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës.

Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut.

Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarë të nderuar, ju lutemi për kujdes të shtuar!

Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit: Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike! Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Mbani në mend: Fytyra e mbuluar me maskë! Duart e pastra! Distanca dhe hapësira e bollshme!”

 

1 / 1

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...

Elbasan/ Aksidentoi një person me biçikletë në bulevard, arrestohet 35 vjeçari

DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin...

Humbi ekuilibrin”/ Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i...

Apel për ndihmë. Kosta Gego la nevojë për ndihmë për trajtim mjeksor

Familja e Kostës kërkon ndihmë për përballimin e trajtimit . Gruaja apel për këdo që ka mundësi Kush të mundet të dhurojë në linkun e...

I vuri flakën banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në Berat 53-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari dyshohet se për motive...

Detaje nga tritoli i vendosur në automjetin në Tiranë, konfliktet mes Sabah Nuzit dhe Oltjon Klosit nisën për borxhet nga paratë e drogës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”, në Tiranë. Sabah Nuzi kishte konflikt me...