11 C
Elbasan

Krijuan skemë mashtrimi/ Shqiptarët vjedhin mbi 1 mln euro nga sistemi shëndetësor

Karabinierët në Torino të Italisë kanë zbuluar një skemë mashtrimi, që thuhet se është hartuar nga tre shqiptarë, me anë të së cilës janë vjedhur mbi 1 milionë euro nga sistemi shëndetësor në vend.

La Repubblica raporton se në saj të këtij mekanizimi kanë marrë shërbim shëndetësor falas të paktën 150 shqiptarë, kryesisht të diagnostikuar me kancer.

Tashmë, personat që bënë skemën e mashtrimit dhe 150 shqiptarët e tjerë janë nën hetim për mashtrim.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë prej tyre ishin futur në Itali me qëllimin e vetëm për t’u kuruar.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ishin tre personat që e krijuan mekanizmin, dy shtetase shqiptare që punonin si ndërmjetësues kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigranëve në Torino  dhe djali i njërës prej tyre.

Ditën e sotme gjykata atyre u ka caktuar edhe masat e sigurisë, njëra është në arrest shtëpie dhe tjetra me detyrimin paraqitjeje, kurse djali është pushuar nga puna.

Por si funksiononte skema?

Tre shqiptarët kishin shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore që të marrin kujdes shëndetësor në rast të pamundësisë ekonomike. Nëse i sëmuri i përmbush kriteret, atij i caktohet një kod identifikimi (Stp – i huaji i pranishëm përkohësisht) dhe ka qasje në trajtim në objektet publike.

Falë këtij rregulli, dy gratë u kërkonin shqiptarëve që vinin në Itali për t’u kuruar një datë të rreme hyrjeje në vend, prej më shumë se tre muajsh, si të parregullt. Po ashtu, atyre u kërkohej që t’i raportonin mjetet e identifikimit si të humbura për të shmangur gjetjen nga ana e autoriteteve të datës reale.

Dhe në fund bëhej deklarimi i rremë i gjendjes ekonomike që lejonte futjen në sistem. Djali i një prej shqiptareve të përfshira, futej në bazën e të dhënave të Agjencisë së të Ardhurave dhe ishte përgjegjës për kryerjen e kontrolleve të pasurive tek përfituesit.

Ky sistem, sipas raportimeve, ka vijuar për muaj të tërë ndërsa hetimet janë kryer mes shtatorit 2019 dhe tetorit 2020.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu...

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e policisë

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet...

Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, riparimi i rrugës pritet të marrë një kohë të gjatë

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më...

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...