12.7 C
Elbasan

Kryebashkiaku Veliaj pozitiv me koronavirus: Jam mirë familjarisht, lani duart!

Koronavirusi prek qytetarin e parë të Tiranës. Lajmin e ka njoftuar vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në rrjete sociale, ku thotë se është vetëizoluar në banesë dhe se gëzon shëndet të mirë bashkë me famljen.

“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj. Lus më të mirën për familjet tuaja. Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!?” shkruan Veliaj.

Ndërsa Veliaj porosit qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mbajnë maska, vlen të theksohet fakti se Kryebashkiaku gjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë takimesh pa maskë fare, si ky takim i dy ditëve më parë.

Ai është kritikuar edhe në rrjetet sociale për këtë fakt.

Pas njohjes me lajmin, Presidenti i Yldon Media Group i ka uruar Veliajt kalim të lehtë të sëmundjes dhe kthim sa më të shpejtë fizikisht në Bashki.

Ndroqi: Sapo u informova se kryetari i bashkisë së Tiranës është prekur nga Covid-19. I uroj kryebashkiakut të Tiranës shërim të shpejtë dhe pa pasoja për shëndetin. Uroj që kryebashkiaku ta kalojë sa më lehtë infeksionin dhe kthim sa më të shpejtë fizikisht në Bashki.

Më herët edhe punonjës të tjerë të Bashkisë së kryeqytetit janë infektuar nga Covid-19.

Ora news

Lajme të tjera

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...