9.3 C
Elbasan

“Ku e gjen helmin?” Duma-Ballës: E gjej te zona jote ku kanë frikë njerëzit, diktator i vockël

Në Parlament ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2022 nuk kanë munguar as debatet mes deputetëve të mazhoracës dhe atyre të opozitës. Ishte deputetja socialiste Klotilda Bushka ajo e cila, pas fjalës së Grida Dumës, kërkoi që në sallë të respektohen rregullat e etikës, sidomos nga gratë.

Deklaratat e saj sollën reagimin e kryedemokartit Lulzim Basha dhe deputeteve të tjera në sallë.

Basha akuzoi pozitën se nuk pyesin as për Kushtetutë e as për njerzillëk ndërsa shtoi se “për hallet e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë.”

“Ne kemi ardhur këtu për të bërë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Kur e merr këtë në dorë (kushtetutën), kujdes, të pakta janë faqet ku janë shkruar rregulla që i keni dhunuar me vetëdije.  Ju nuk pyesini për Kushtetutë, për ligj, për njerëzillëk. Për hallin tuaj jeni gati t’ia vini flakën këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Do digjeni vetë në flakën që keni ndezur.”

Më tej fjalën e mori Grida Duma e cila replikoi me deputeten Bushka duke i thënë se gratë në mazhorancë nuk ekzistojnë politikisht.

“Dini gjë që ekzistenca është çështje ofendimi? Nuk ekzistoni politikisht. Helmin e gjej atje të zona e tij (Balla), dhe njerëzit kur shkoja thonin mos na kapi kamera se na e hoqën edhe këtë copën e vendit. Diktatori i shkurtër, i vockël i këtij vendi, këtu e gjej helmin. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Ne jemi gra dhe gratë nuk duhet të bëjnë kështu, të jesh grua në parlament është të jesh baras me një burrë. Ndryshoi mendësi.”Bushka: “Libri i rregullave është pjesë e detyrimit të betimit. Keqpërdorimi i të drejtës për të kërkuar fjalën janë shpërdorime të besimit dhe sjellje që nuk justifikohen. Gjithçka që bëi sot udhëhiqet nga interesat tuaja partiake. Ne gratë nuk bëhemi burra dhe mos e dhëntë Zoti të bëhemi.”

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...