12.7 C
Elbasan

Ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë”, Balla thirrje PD-së: Po luan blof me listat e hapura

Kryetari i Grupit i PS Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit u shpreh se propozimi i djeshëm i PD ishte një blof me listat e hapura për të shtyrë e zvarritur votimin e ndryshimeve kushtetuese sot.

Gjithashtu Balla theksoi se ndryshimet kushtetuese sot nuk prishin marrëveshjen e 5 qershorit edhe pa arritjen e konsensusit.

Ai theksoi se pranimi i listave të hapura sipas formulës së propozuar dhe miratuar sot nga Kuvendi është zgjidhja e duhur për t’i dhënë shqiptarëve dy mundësi, të votojnë partinë dhe kandidatin.

Hetimi i 339 po tregon se ato që qahen për zgjedhjet janë ata që kanë shpikur të gjitha formulat. Edhe sjellja e deputetes Dhimitri është sjellja se si funksionon PD. Basha nuk votohet sot në PD nëse ka votim të ndershëm. Do ju lutesha që në kushtet e forcimit të drejtësisë së re çdo gjë duhet ta marrë me qetësi do të thoshte dikush që ia din vlerën qetësisë dhe dashurisë. Pasuritë e Shkëlzen Berishës patjetër që duhen hetuar.

Dosja 339 ka nxjerrë në publik xhevahire për atë që kërkon Murrizi, Korab Lita e të gjithë të tjerët për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. LSI 3-fishoi rezultatin, PD e 2-fishoi. Ne kemi votuar me bindje marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk kishte asnjë hap pozitiv për rekomandimet e OSBE, por me bindjen se do përfshihen në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Gjoja votimi i sotëm ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, nuk ekziston. Bllofi se janë gjoja pro listave të hapura, por Kuvendi mos votojë sot, nuk i shërben askujt. Unë shpreh konsideratën më të madhe të angazhimit të SHBA dhe BE që solli bashkë opozitën dhe mazhorancën, për të konkluduar në një dokument që u votua por padyshim nuk zgjodhi problemin kryesor. Nuk shkojmë pa depolitizim në një standard tjetër.

Dua ti bëj një thirrje PD. U mundua që të krijonte grupin parlamentar këtu. Por pranimi i listave të miratuara sot nga Kuvendi është zgjidhja e duhur për t’i dhënës shqiptarëve dy mundësi. Deri më sot ata kanë pasur mundësinë që të zgjedhin një parti, sot dhe individin. Ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë. Ku ta gjej që të jenë bashkë. Është gjeja më e mirë për shqiptare. T’u japin hakën, pasi janë në opozitë në 2021-in. Por mesa kam parë nga ofertat e reja nga opozita, ne do të jemi në qeverisjen e vendit. Dhe ju siç jeni sot, do të jetë dhe ai grupi tjetër që u krijua mbrëmë”, tha Balla./abcnews

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...