10.7 C
Elbasan

Kuadri negociues prezantohet në KE, vendeve anëtare u paraqitet edhe progres raporti për Shqipërinë

Komisioni Europian i njohu zyrtarisht vendet anëtare me kuadrin negociues për Shqipërinë si dhe progres raportin. Tani, dokumenti që përcakton procedurën e negociatave, duhet të miratohet nga secili vend dhe më tej do të paraqitet zyrtarisht nga presidenca gjermane. Komisioni e ka mbajtur sekret dokumentin, por paraprakisht thotë se ai është i ngjashëm si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë Veriore. 

Pas pritjes së gjatë, kuadri i negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian u prezantua zyrtarisht në Këshill nga Komisioni Europian. Dokumenti që përmban udhëzimet dhe parimet e bisedimeve të pranimit është i ndarë në tre pjesë: 1) parimet që rregullojnë negociatat e pranimit, 2) përmbajtjen e negociatave dhe 3) procedurën e negociatave.

Dokumenti pritej në Këshill që gjatë muajit mars, por u paraqit zyrtarisht pasi kryesimin e radhës e mori Gjermania.

Pasi të rishikohet dhe miratohet nga secili vend anëtar, presidenca gjermane do ta paraqesë kuadrin negociues në konferencën e parë ndërqeveritare, por deri atëherë Tirana zyrtare duhet të plotësojë disa kushte.

Deri tani Komisioni Europian nuk ka komentuar përmbajtjen e dokumentit.

“Ne nuk mund të paragjykojmë procesin e rishikimit të kuadrit negociues nga vendet anëtare,” tha një zëdhënës duke shtuar se dokumenti është i ngjashëm si për Shqipërinë ashtu dhe për Maqedoninë Veriore, por merr parasysh specifikat e secilit vend.

Një zëdhënës i presidencës gjermane konfirmoi se kuadri negocies si dhe progres raporti për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore u janë prezantuar nga Komisioni 27 ambasadorëve të vendeve anëtare të bllokut.

Mbetet me interes përmbajtja e progres raportit, apo vlerësimet vjetore dhe rekomandimet që Komisioni Europian bën për Shqipërinë.

Gjithsesi, deri në konferencën e parë ndërqeveritare të negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Tirana zyrtare duhet të plotësojë disa kushte, si miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese si dhe vazhdimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...