12.3 C
Elbasan

Kujdes, do bini në grackë! Policia 4 këshilla për qytetarët: Mos e bëni këtë gabim në rrjetet sociale

Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm në rrjetet sociale, pasi kohët e fundit ka pasur disa denoncime, ku përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emra të rremë që përkojnë me emra të përzgjedhur rastësisht që të lënë të kuptosh se janë emra shqiptarësh më pas marrin të dhëna personale dhe i përdorin për shantazh. Policia e shtetit ka 4 këshilla për qytetarët, kryesorja; mos bisedoni me të panjohur.

“Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vijim të punës së saj, prej disa kohësh ka evidentuar me shqetësim rritjen e rasteve të shantazheve në rrjet.

Për të sqaruar më mirë opinionin publik, shantazhet në rrjet nuk janë situata të reja me të cilat përballen qytetarët dhe strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Kohët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të qytetarëve që janë prekur nga këto vepra penale duke krijuar shqetësim si për ata që janë të prekur drejtpërdrejt  ashtu dhe për familjet e tyre.

Përdoruesit anonimë, të cilët nga rastet e deritanishme rezultojnë shtetas të huaj, krijojnë profile duke përdorur emra të rremë që përkojnë me emra të përzgjedhur rastësisht që të lënë të kuptosh se janë emra qytetarësh shqiptarë. Pasi hapin këto profile, autorët krijojnë miqësi pas miqësie duke u bazuar në njohjet që krijohen nga profilet e rrjeteve sociale në mënyrë që të bëhen të besueshëm dhe po në të njëjtën kohë targetojnë viktimat e tyre.  

Pasi krijohet besimi tek miqtë që kanë krijuar se profili i hapur i përket rrethit të tyre të njohjeve fillojnë të dërgojnë mesazhe me qëllim që të krijojnë komunikime private. Komunikimi ndërpritet kur autorët mësojnë të dhëna personale dhe të dhëna të cilat do të krijonin shqetësime për të prekurit nga këto miqësi të rreme.

Pas kësaj autori fillon të shantazhojë personin me bërjen publike të të dhënave të marra duke shfrytëzuar dhe njohjet që ka  personi  në rrjetet sociale. Për të ndaluar shantazhin dhe për të fshirë të dhënat që ka zotëruar, autori i kërkon personit  vlera të ndryshme monetare që duhet t’i dërgohen atij nëpërmjet kompanive të ndryshme financiare.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.

Aktualisht, sipas evidentimeve që Njësia “C” disponon, personat e prekur janë të moshave të ndryshme duke mos u fokusuar në grup mosha të veçanta.

I bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të bëjnë kujdes për sa i përket komunikimit në rrjet dhe për këtë të zbatojnë me korrektësi disa masa sigurie gjatë komunikimit, të cilat janë:

➢ Të mos japin të dhëna personale apo të dhëna sensitive që u përkasin atyre;

➢ Të mos komunikojnë me profile që janë në rrethin e tyre të njohjeve, por që nuk kanë komunikuar kurrë më parë me ata;

➢ Të sigurohen që profilet u përkasin emrave realë të personave që përfaqësojnë;

➢ Të kenë parasysh që autorët mund të veprojnë në mënyra të ndryshme për të joshur apo për të marrë të dhënat që kërkojnë, me qëllim përdorimin e tyre në një kohë të mëvonshme.

Si përfundim sqarojmë opinionin publik se deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit po ndjek çdo rast të evidentuar në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas nëse ndjehet i prekur nga një situatë e tillë, të njoftojë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

Struktura e Njësisë për Hetimin Kibernetik mund të kontaktohet drejtpërdrejt në adresën e postës elektronike CC@asp.gov.al” deklaron policia e shtetit./ db/Abcnews

Lajme të tjera

Putin, një javë i zhdukur/ Zelensky ironizon: Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Vladimir Putin nuk është parë më në publik prej mbi një jave, dhe kjo e nxiti homologun e tij ukrainas Volodimir Zelensky të deklarojë...

PS harton draftin për mbrojtjen nga SPAK-u, Manja: Ja kush janë 7 zyrtarët e lartë që nuk mund t’i pezullojë gjykata

Një propozim për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale synon të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë që nuk mund të pezullohen nga detyra...

Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë në krye të FSHF me vota unanime

Me 48 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Armand Duka është zgjedhur për herë të shtatë radhazi si presidenti i Federatës Shqiptare të...

Elbasan: Seria e aksidenteve dhe shkeljeve ligjore

Seri ngjarjesh në Elbasan: Vdekje, aksidente dhe arrestime për shkelje ligjore Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Në vijim të informacionit të dhënë dje, për ngjarjen e...

Kërkesa e SPAK-ut për Ballukun, Peleshi mbledh Këshillin e Imunitetit në datën…

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që më datë 23 shkurt të thërrasë Këshillin e Imunitetit për...

Rekrutimi i Shaljanit në shkelje të ligjit/ Pezullohet nga detyra drejtori i Financës në AMP (EMRI)

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë, Drejtorin e Financës në AMP, Gëzim Sala. Sala,...