7.3 C
Elbasan

Kukës, Policia niset për drogë, i kap me armë dhe karikatorët plot

Policia e Kukësit, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte lëndë narkotike me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Eagle”.

Si rezultat u arrestuan A.E, 24 vjeç dhe M.M, 33 vjeç, banues në Kukës.

Në qytetin e Kukësit, Policia ndaloi një “Benz” të drejtuar nga 24-vjeçari A. E. Gjatë kontrollit në makinë, i gjetën një kallashnikov, 3 karikatorë, 81 fishekë dhe 350 gr. kanabis.

Nga hetimet doli A.E ia ka blerë lëndën narkotike, 33-vjeçarit M. M.

Në vijim të operacionit, Policia kontrolloi shtëpinë e M.M  në fshatin Gabricë, ku gjeti një pushkë, 19 fishekë, 525 gr. kanabis si dhe një sasi parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...