12.8 C
Elbasan

Kuvendi nis maratonën, deputetët diskutojnë sot për hetimin e shkeljeve të Metës

Seanca e sotme plenare do të jetë e para e një maratone 4-ditore, ku deputetët do të mblidhen 3 herë në Kuvend.

Pritet të jetë një javë shumë e ngjeshur parlamentare, edhe pse sot nuk do të fillohet me ritëm shumë të lartë.

Në rendin e ditës është i parashikuar vetëm raporti i hartuar nga Komisioni Hetimor në lidhje me ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Meta në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 si dhe në procedurat për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni, që rëndom është konsideruar si “Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës” votoi javën që shkoi mosshkarkimin e Presidentit, duke u mbështetur në konkluzionet e opinionit të Komisionit të Venecias.

Deputetët socialistë argumentuan se shkelje ka pasur, por se nuk janë të mjaftueshme për të çuar drejt një shkarkimi dhe kjo linjë është ndjekur edhe në raportin që i është dërguar seancës plenare për votim.

Seanca pritet të jetë e shkurtër, ndryshe nga ajo e së enjtes që shkoi, ku rendi i ditës ishte shumë i gjatë, por edhe çështjet e debatueshme ishin disa.

Ndërkohë, në këtë seancë debati pritet të përfshijë edhe temën më të fortë të javëve të fundit, atë që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese për të hapur mundësinë e listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

abc news

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...