9.6 C
Elbasan

Kuvendi nuk shkarkon Presidentin, Rama: Meta ktheu presidencën në vatër zjarri

Me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim, Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor për mos shkarkiminm e Presidentit së bashku më vërejtjet përkatëse.

Gjatë diskutimeve në seancë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Ilir Meta e keqpërdori zyrën e presidentit.

Ilir Meta e ka kthyer zyrën e Presidentit në një seli të operacioneve politike të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr apo të ndezjes së zjarreve duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj kësaj shumice si benzinë.

. Duke e mbyllur e para jush u them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim kursi në raport me Ilir Metën nuk është I tillë. Ne mendojmë se Ilir Meta duhet shkarkuar por jemi ndryshe nga partia e vjetër dhe e reja.

 Komisioni i Venecias na e ka dhënë këtë fjali para syve, që shkelje janë por jo aq të rënda, ne mendojmë se janë shumë të rënda, por në respekt të vërtetës që nuk I kemi thënë vetes që jemi të pagabueshëm”

Ulsi Manja lexoi raportin e komisionit hetimor

Presidenti ka vetëm detyrën të caktojë datëm e zgjedhjeve.. këtu e mbaron detyrën e tij “ deklaroi Manja.

Në konkluzionet e raportit të Komisionit thuhet se nuk ka shkaqe të forta për shkarkimin e kreut të shtetit por proppozohen ndërhyrje në Kushtetutë për të qartësuar kompentencat e presidentit si dhe përfshirjen e një mekanizmi zhbllokues në raste të mosveprimit.

Ndërkohë më 30 korrik është parashikuar seanca për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat opozita i kundërshton.

Ora news

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...