5.3 C
Elbasan

LAJM I FUNDIT/ “Po asgjesoni parlamentarizmin”, plas sherri në Kuvend, mazhoranca i tregon forcën e kartonave opozitës

Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të bëhen online.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e parashikojnë qartë rastet kur mbledhjet e komisioneve mund të bëhet online, dhe në kushtet që flasim ne nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas Rushajt e gjitha kjo bëhet për të asgjesuar parlamentarizmin, dhe shtoi se mbledhjet e komisioneve duhet të bëhen fizikisht, pasi janë arenë debatesh.

Por pavarësisht pretendimeve të opozitës, mazhoranca duhet se do të vendosë me forcën e kartonave që mbledhjet të bëhen online.

“Meqenëse diskutuam për përbërjen e Komisioneve, dua të sjell në vëmendje se në Konferencë e Kryetarëve u mor një vendim antikushtetues, u mor një vendim i pavlefshëm, që kufizon që puna e komisioneve të bëhet online.

Rregullorja është e qartë se kur janë rastet që Komisionet Parlamentare mund të zhvillojnë mbledhjet online, në bazë të nenit 170 të Kushtetutës, të gjitha këto gjendje të masave të jashtëzakonshme shpallen në një mënyrë të caktuar. Ne sot nuk jemi në asnjë nga gjendjet e përmendura për punë të kufizuar të Komisioneve Parlamentare. E vetmja gjë se pse bëhet diçka e tillë është për të asgjesuar parlamentarizmin.

Nëse ju jeni komod për shkeljen e Kushtetutës, ne nuk e pranojmë, ai vendim i paligjshëm duhet të hidhet poshtë dhe të vijojmë në bazë të rregullores dhe Kushtetutës”, u shpreh Rushaj në Kuvend.

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...