11 C
Elbasan

LAJM I FUNDIT/ Tjetër bilanc tragjik nga Covid 19, humbin jetën 3 pacientë në Infektiv

3 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, duke e rënduar dhe më tej bilancin nga Covid 19.

“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”, njofton ministria.

Ndërkohë që 82 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 368 testime që janë kryer gjithsej, nga 45 që u regjistruan një ditë më parë.

Prej më shumë se një muaji tashmë, rastet e reja me Covid 19 në vendin tonë, nuk po gjejnë ulje, ndërkohë që padyshim nuk mund të flasim për kurbë, në një kohë kur testimet që kryhen janë minimale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1 559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1 034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Kruja dhe Shkodra me numrin më të lartë të rasteve.

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...