6.2 C
Elbasan

Legjenda e humorit Koço Devole ndahet nga jeta pas infektimit nga Covid-19

Lajm i zi për artin shqiptar. Aktori i mirënjohur i humorit dhe regjisori, Koço Devole, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas infektimit të tij prej disa ditësh nga koronavirusi.

Ai ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.

Devole kishte marrë një trajtim mjekësor paraprak në këtë spital dhe në 31 tetor u lirua prej tij pasi gjendja shëndetësore u duk se u përmirësua.

Por ai u kthye me urgjencë një ditë më pas pasi shfaqi komplikacione, kësaj here në intubim.

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur në një intervistë për Ora News pas rishtrimit të tij në spital e pati përshkruar kështu gjendjen e tij.

“Gjendja eshte stabël. Aktori ndodhet në respiracion mekanik. Ai vuan nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, leukoza, por shpresojmë të bëhet mirë shpejt” u shpreh Pipero.Aktori dje la spitalin por u rikthye me urgjence ku dhe me pas humbi jeten.

ora news

Lajme të tjera

SPAK krijon njësi “undercover” me agjentë të infiltruar në BKH; mënjanon Policinë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka planifikuar krijimin e një njësie operative brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...