13.4 C
Elbasan

Licencimi i infermierëve të rinj, në garë 718 kandidatë, datat dhe oraret e testimit për secilin prej tyre

Infermierët e rinj janë të fundit që do të përmbyllin sezonin e provimeve për sigurimin e lejeve të reja të ushtrimit të profesionit në shëndetësi. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në garë, provimet e shtetit për sigurimin e licencës profesionale në këtë profil do të zhvillohen për pesë ditë me rradhë, përkatësisht në datat 25-29  janar.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar tashmë edhe listën zyrtare të 718 kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në testin e licencës, listë të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Për secilin prej kandidatëve të shpallur është konfirmuar data dhe ora konkrete se kur duhet të paraqiten në ambientet e QSHA-së për të zhvilluar testin e informatizuar. Ekspertët e kësaj qendre bëjnë me dije se duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të paraqiteni për të zhvilluar testin vetën në orarin e planifikuar për ju specifikisht. Në të kundërt nuk do të mund të jepni testin në këtë sezon, çka do të thotë se duhet të prisni edhe disa muaj për të ridhënë provimin, e për rrjedhojë nuk mund të aplikoni për vendet e lira të punës si në strukturat mjekësore publike, ashtu edhe në ato private.

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, provimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikmëri rregullat e rekomanduara që kanë të bëjnë me mbajtjen e distancës fizike, kujdesin për higjienën, si dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.

Sipas rregullave të përcaktuara për zhvillimin e testit, në ditën e provimit, kandidati duhet të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta përpara orarit të nisjes së provimit, teksa duhet të jetë i pajisur me Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit, të kryer në një bankë të nivelit të dytë bazuar në herën e pjesëmarrjes. Ndërsa në lidhje me zbatimin e rregullave anti-Covid, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati gjithashtu duhet të ketë parasysh që të jetë i pajisur edhe me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike, të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5-2 metër nga kandidatët e tjerë, të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit, si dhe të mos ketë me vete celularë, çantë dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.

Në ndihmë të kandidatëve që do testohen edhe në këtë profil, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

 

Në ditën e testimit çdo kandidat i listës së shpallur duhet:

  • Të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta para nisjes së testimit, u dhe duhet të jetë i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike.
  • Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5-2 metër me kandidatët e tjerë.
  • Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara sa i takon identifikimit të tyre, si dhe faturën e pagesës së hyrjes në testim.
  • Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.
  • Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit.
  • Dita

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...