Gjykata e Kukësit liron biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fjolla Morina, shtetasin Fitim Mujin.
Mësohet se gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për fajësimin e shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji ndërsa Fjolla Morina, të cilës iu gjet pistoleta në çantë vijon të qëndrojë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” në një apartament të marrë me qera përballë gjykatës në qytetin e Kukësit
Më 19 shtator 2020 Këngëtarja kosovare po udhëtonte në makinë me biznesmenin dhe shoferin Muji kur u ndalua në Morinë pasi iu gjet pistoletë në çantë
Nuk dihet koha kur gjykata ka marrë vendimin ndërsa lajmi u zbulua sot nga gazetarët.