15.3 C
Elbasan

LISTA/ Si ka shpërthyer infeksioni në Shqipëri nga spitalet

Mëngjesin e sotëm, një zyrtare e Institutit të Shëndetit Publik tha se “kemi goxha personel shëndetësor të prekur” nga koronavirusi.

“Normalisht çdo ditë kemi pasur personel mjekësor të infektuar,” tha Rovena Daja, duke shtuar fjalinë standard se ‘kjo ndodh në të gjithë botën’.Kjo është një gjysmë e vërtetë. Fakt është se kjo sëmundje është nosocomiale, pra një infeksion që po merret nëpër spitale. Duke e ditur këtë gjë, shtetet e ndryshme po marrin masa.

Mirëpo kur vendi ka dalë nga izolimi dhe rastet po shtohen ndjeshëm, qytetarët po dëshmojnë se vatrat më të nxehta prej nga është shpërndarë virusi në mbarë vendin, janë spitalet kryesore shtetërore të Tiranës.

Kjo liste e siguruar nga Syri.net tregon se sa infeksione janë brenda një dite në spitale, që nga QSUT, nëpër klinika dhe deri te Sanatoriumi (Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive).

Janë në total 29 të infektuar, prej tyre 16 janë bluza të bardha.

Duke e ditur se bomba biologjike është nëpër spitale, kryeministri Edi Rama po del në TV duke kërcënuar se do të rikthejë izolimin, përkundër deklaratave të çdo eksperti në vend këto ditë.

Qëllimi është i qartë: të tregojë që fajin nuk e ka ai, që spitalet janë kthyer në vatra të infeksionit dhe se ai ka dështuar me masat mbrojtëse dhe me testimet. Po ashtu virusi ka depërtuar edhe në institucione, mes tyre edhe në kryeministri.

Për të shmangur këtë dështim, ka nisur të kërcënojë qytetarët. Pikërisht i njëjti që shembi Teatrin Kombëtar në kohën e pandemisë me forca të shumta policore dhe një ditë më pas shpalli se Tirana nuk kishte asnjë rast. Ndërkohë burimet thonë se numri ka qenë shumë i lartë edhe atë ditë. Thuajse sa rekordi aktual.

Syri

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...