17.1 C
Elbasan

Manastirliu apel qytetarëve: Çdo student, mësues dhe pedagog të marrë vaksinën

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID, veçanërisht për kategoritë me detyrim.

Manastirliu shprehet se për çdo student, pedagog dhe mësues si dhe çdo qytetar mbi 18-vjeç duhet ta shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Sipas ministres deri më sot në vend janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve.

*** Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj COVID në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqendruar”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...