17.1 C
Elbasan

Manastirliu: Për çdo qytetar 35-70 vjeç kontroll mjekësor falas për pasojat post-covid

Shtatori do të jetë muaj i hapur vaksinimi për të gjithë ata që nuk e kanë marrë ende vaksinën kundër COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se në çdo qendër shëndetësore nga sot do të kryhet falas edhe kontrolli i plotë mjekësor për çdo qytetar nga 35-70 vjeç për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post COVID.

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”, shkruan ministrja.

Autoritetet në vend ka vendosur vaksinimin me detyrim për tre kategoritë e para: stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Atyre u është lënë një afat deri në 30 shtator për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit në mënyrë që të nisin normalisht punën dhe mësimin.

Në të kundërt ata duhet të paraqesin në mënyrë periodike një dokument që tregon se nuk janë të infektuar, përfshirë këtu rezultatet e testit PCR të kryer në 72 orët e fundit ose vërtetim që tregon se e kanë kaluar COVID në 6 muajt e fundit. m.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...