16.2 C
Elbasan

Manastirliu: Po përgatitemi për një rritje të infeksioneve të Covid-19 në dimër e vjeshtë

Këtë të mërkurë në Kuvend po diskutohet edhe për Aktin Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se këto masa merren jo për të ndëshkuar por për të përmbajtur përhapjen e virusit.

Manastirliu shtoi gjithashtu se “detyrimi që vendoset tani jo vetëm përcakton një rritje të masës së penalitet por edhe vlerëson një pezullim të aktivitetit për një periudhë 1 vjeçare, kur këto subjekte nuk i binden ligjit.”

Po ashtu, Manastirliu deklaroi se nëse vijon neglizhenca do të duhet parapërgatitja për një rritje të infeksioneve të Covid-19 në vjeshtë e dimër.

Manastirliu u shpreh:

“..Duam që të përcaktojmë vendosjen e penaliteteve për klubet e natës, diskove…të cilat kanë pasur detyrimin që në fillim për të mos u hapur. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin e dalë për mbyllje të këtyre subjekteve që janë kthyer në vatra potenciale të infeksionit.

Detyrimi që vendoset tani jo vetëm përcakton një rritje të masës së penalitet por edhe vlerëson një pezullim të aktivitetit për një periudhë 1 vjeçare, kur këto subjekte nuk i binden ligjit. Masat që po marrim ne sot, apo më herët, janë të gjitha masa që janë të vlerësuara për uljen e zinxhirit të infeksionit… Jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrit, për të administruar situata të cilat, që nëse vijojmë të kemi neglizhim të masave duhet të vijojmë të parapërgatitemi për një rritje të infeksioneve të Covid-19 në dimër e vjeshtë.” /abcnews.al/

Lajme të tjera

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...