11.6 C
Elbasan

Manastirliu: Sistemi shëndetësor po përballet me fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrat shëndetësore verore në Vlorë, ku ka kërkuar angazhim maksimal për respektimin e protokolleve antiCOVID, për të identifikuar në kohë rastet e dyshuara dhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit në zonat turistike, të cilat pritet të kenë fluks të shtuar pushuesish.

Ogerta Manastirliu: “Në protokollet e vendosura në 28 qendrat shëndetësore verore është gjithashtu një protokoll i posaçëm, i cili përcakton të gjitha hapat që duhet të marrë një mjek apo një infermier, në momentin kur ballafaqohet me një rast të dyshuar me COVID19. Janë deri tani disa dhjetra raste të dyshuara në qendrat verore, të cilët janë evidentuar nëpërmjet protokolleve të përcaktuara nga stafet mjekësore dhe më pas kanë ndjekur rrugëtimin dhe protokollin nga epidemiologët dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.”

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vetëm në këto javë që nga hapja, në qendrat verore janë realizuar mbi 4 mijë shërbime shëndetësore për qytetarët dhe turistët.

Ogerta Manastirliu: “Vetëm në këto javë janë ofruar më shumë se 4000 shërbime, konsulta, mjekime nga të gjithë qendrat shëndetësore verore nga Shkodra në Sarandë. Të gjithë qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me mjetet e mbrojtjes personale kur flasim për protokollet antiCOVID. Nga ana tjetër, të 18 pikat e ambulancave të Urgjencës Kombëtare janë të vendosura në postacione specifike për të garantuar mbërritjen e shpejtë në vendin ku ndodh urgjenca”.

Manistrja nënvizoi se i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri dhe aktualisht po përballet me fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë.

Ogerta Manastirliu: “Epidemiologët janë në terren, gjurmimi dhe hetimi po vijon dhe mjekët e familjes janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi janë më shumë se 800 raste Covid pozitivë, të cilët po ndiqen në banesa ku janë të karantinuar nga mjeku i familjes, duke marrë terapitë e mjekimit. Puna po vijon dhe është në fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë, pasi kemi një rritje të numrit të rasteve pozitive, gjë që tregon se kemi shumë punë për të bërë sa i përket këputjes së zinxhirit të infeksionit në vatrat aktive.”

Ajo kërkoi rritjen e vigjilencës në çdo strukturë dhe apeloi qytetarët të tregojnë kujdes për respektimin e rregullave, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Lajme të tjera

Kisha 12 milionë lekë të reja me vete”, u grabit nga Nuredin Dumani, dëshmon në GJKKO kambisti: Në shtëpi ishte gruaja ime, por ata…

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur nga Nuredin Dumani, i cili në lidhje me këtë ngjarje po dëshmon sot në GJKKO. ai...

“Nga thirrjet e Gledian Llatjes ‘allahu akber’, te fjalimi që do më përgatiste Gaz Bardhi’, satira e Gjekmarkajt: Mendoja rrëkenë e lotëve të Jorushit...

Nga Agron Gjekmarkaj Kronika tregon esnafllek pas tmerrit në avion! Një javë më parë tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy! Më...

Emri/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër

Një person është vënë në pranga në Shkodër pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe...

Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 miliardë euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët

Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm...

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, e pëson 36-vjeçari në Rinas

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari. Sekuestrohen 240 000 euro. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme...

Prej disa ditësh fermerët në Greqi në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Prej disa ditësh fermerët në Greqi kanë vijuar me protestat. Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe ditën e sotme do të bllokohet aksi...