15.5 C
Elbasan

Manastirliu zbulon se kur do të mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës Pfizer

1 vit pandemi, Manastirliu vlerëson ekipin mjekësor: Drita në fund të tunelit gjithnjë e më e dukshme, të hënën mbërrijnë doza të tjera të vaksinave Pfizer

Tiranë, 09 Mars- Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu teksa i shprehu mirënjohjen ekipit mjekësor të Infektivit, bëri me dije se dozat e radhës sipas kontratës me kompaninë Pfizer do të mbërrijnë të hënën.

“Unë jam e kënaqur që brenda kësaj jave përfundojmë vaksinimin e ekipeve tona mjekësore, infiermierore dhe ky është një hap drejt fitores ndaj virusit por nuk është mjaftueshëm sepse në fakt e gjithë popullata, sidomos ata të cilët janë grupe prioritare, do të vijojnë vaksinimin, ashtu sikurse ne jemi duke bërë. Më shumë se 20 mijë vaksinime janë kryer deri tani, presim të hënën të vijnë dozat e tjera të kontratës së Pfizer, për të vijuar vaksinimet e të gjithë personelit dhe të moshuarve që tashmë i kemi kryer me dozën e parë. Presim nga COVAX të vijnë dozat e vaksinës AstraZeneca dhe do të njoftohemi besoj në një moment të shpejtë për datën e mbërritjes së 14,400 vaksinave nga instrumenti COVAX”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 113,580 raste pozitive, 1956 humbje jete, ndërsa 75,887 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Aktualisht në vendin tonë janë 35,737 raste aktive me COVID19.

(R.G/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...