11.8 C
Elbasan

Mandati i ri qeverisës, Kryeministri Rama konfirmon Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën në postet e tyre

Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do të vijojnë të mbajën postet e tyre dhe në mandatin e ri qeverisës të fituar nga PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këtë mënyrë, Taulant Balla do të jetë përsëri Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa Spiropali do të vazhdojë të mbajë postin e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Lajmin e konfirmoi Kryeministri Rama në mbledhjen e sotme me grupin e vjetër dhe të ri parlamentar të PS-së, ku nuk i kurseu lëvdatat për Spiropalin dhe Ballën.

“Dua të falenderoj Ministren për marrëdhëniet me Parlamentin. Taulanti ka punuar me përkushtim, edhe në ditë tejet të vështira. Po ashtu dhe Elisa ka qenë e përkushtuar në rolin e saj jo të lehtë për bashkëpunimin e qeverisë me parlamentin. Që të dy meritojnë falenderim të veccantë dhe konfirmimin në detyrë për mandatin e tretë dhe do ta kenë besimin tonë të plotë”, tha Rama.

(E.H/Faxweb.al)

Lajme të tjera

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...