9.5 C
Elbasan

Marrëveshja në kosh? Rama, Bashës: Është aty, do bëjmë çmos që ta votojmë me konsensus

Kryeminstri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ku ky i fundit tha gjatë takimit me presidentin Meta se marrëveshja e 5 qershorit po hidhet në kosh.

Në një konferencë për gazetarët, Rama tha se nëse Basha e mendon diçka të tillë, atëherë ka një mënyrë për ta provuar këtë, duke e hequr këtë marrëveshje, duke bërë depolitizimin e adminstratës zgjedhore e disa ndryshime të tjera që i donte Partia Socialiste.

Por, për Ramën e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty, dhe se ai do të bëjë çmos që të votohet me konsensus.

Edi Rama: ”Çdo pikë e kërkuar nga Partia Demokratike do të respektohet dhe sot është miratuar nga ana jonë, shpresoj të gjejmë konsenus edhe me palën tjetër. Partia Demokratike nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin, të cilin e ka braktisur, që të thotë asgjë tjetër përveç asaj që më pëlqen mua. Kjo është absurditet ta kërkosh. Nuk e di çfarë ka thënë, nuk kam ndjekur gjë por e përsëris, nëse Lulzim Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh, dhe nëse ai vërtet nuk e do më marrëveshjen, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të provuar që marrëveshja ekziston. Ta heqim.”

”Të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe disa ndryshime të tjera që ne i donim, ata nuk i donim. Mendoj se do t’i bënte mirë vendit, do t’i bënte mirë zgjedhjeve. Natyrisht që e them këtë për të kuptuar që e kundërta është  e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të mbështrsim deri në fund dhe do të bëjmë çmos që ajo të votohet me konsensus edhe nga opozita parlamentare, e cila për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku janë rritur, se ata janë rritur në shtëpinë e PD-së. Jemi 3 palë. Po kjo Partia Socialiste a ka ndonjë të drejtë këtu? Apo kjo ps është këtu vetëm për t’i dhënë pëlqimin absoult vetëm një pale? Ku është parë kjo? Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të lëshojmë më shumë se të tjerët.”

Ora news

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...