16.5 C
Elbasan

Masat anti-Covid, nga nesër ora policore nis në 20:00

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i mledhur mesditën e sotme ka vendosur të afrojë orën policore nga 22:00 në 20:00.

Masa e re nis nesër, më datë 11 shkurt dhe do të zgjasë për 14 ditë.

Nga masa e re përjashtohen lëvizjet për arsye pune ose për emergjenca mjekësore.

I njëjti orar vlen edhe për baret dhe restorantet, ndërsa përjashtohen nga ky rregull shërbimi delivery.

MASAT

  1. Ndalimi i qarkullimi t nga ora 20:00 deri në 06:00 për 14 ditë, duke filluar nga nesër deri më 25 shkurt.
  2. Ndalimi i aktivitetet të të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00 deri në 06:00
  3. Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, Tiranë, Fier, , Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Kazmës do aplikojnë skenarin online
  4. Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online  dhe në monitor i provimeve

Sipas ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë ditëve të fundit ka patur një shtim të misioneve të urgjencës kombëtaredhe kjo situatë ka sjellë shtim të të shtuarve në spitale dhe shtimin e pacientëve në terapi intensive.

“Jemi në një kohë kur kemi shtim të infektimeve, kemi ulje të moshës të të prekurve dhe si pasojë e relaksimit pas festave të fundvitit dhe periudhës më pas. Kjo ka sjellë për pasojë një shtim të misioneve të Urgjencës sonë Kombëtare, të misioneve në banesë, të transferimit në spitale dhe sigurisht kjo situatë në ditët e fundit ka sjellë shtim të rasteve në spitale dhe shtim të pacientëve në terapi intensive”, u shpreh Manastirliu gjatë fjalës së saj.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1239 raste të reja infektimi dhe 16 viktima. Ndërsa nga nisja e pandemisë vendi ynë numëron 87528 të infektuar dhe 1488 të vdekur.

Lajme të tjera

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...