14.6 C
Elbasan

Masat kundër COVID-19/ Nuk do të lejohen grumbullimet, penalitete për bizneset dhe qytetarët që nuk respektojnë protokollet

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot zero tolerancë ndaj çdo grumbullimi, qoftë edhe politik, si dhe paralajmëroi penalitete ndaj bizneseve dhe qytetarëve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë në hapësirat publike.

“Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe Ministren e Shëndetësisë gjithë këto ditë, ju bëj me dije se: e para, nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik. Vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk ka qenë kurrë e diskutuar, por grumbullime më shumë sesa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “Policia e Shtetit duhet dhe do ta bëjë detyrën pa bërë më asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë, në çdo kilometër katror të Republikës së Shqipërisë”.

“Kush merr pjesë në grumbullime apo grupime më të mëdha sesa numrat e lejuara nga protokollet e sigurisë do të penalizohet drejtpërdrejt individualisht”, tha Rama.

Po ashtu, ai theksoi se “bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë nuk do të tolerohen më. U kujtoj të gjithë atyre që kanë një biznes se përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë nëse kapen në shkelje të protokolleve duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve që u shërbejnë”.

Nga ana tjetër, Rama tha se “qytetarët do të vijojnë të qarkullojnë lirisht pa kufizime e pa autorizime të asnjë lloji, por do të penalizohen nëse kapen me shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike”.

“Kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë e  indiferencës ndaj rregullave për t’ia dalë mbanë ndaj kësaj lufte më të moshuarit e të dobëtit fizikisht mes nesh. Kush thotë akoma nuk ka virus, nuk e ka ditur asnjëherë çfarë flet, por sot kur të gjithë po e shohim si po rishfaqet më kërcënues sesa dukej më parë rreziku i një skenari katastrofik duhet thjesht të zbatojmë rregullat. Virusi nuk ka këmbë, por përdor këmbët e budallikut njerëzor. Për budallikun nuk ka rrugë tjetër veç tolerancës zero”, tha Rama.

atsh

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...