20.4 C
Elbasan

Maska dhe këpucë për spitalet: Si po ndryshojnë porositë e industrisë tekstile

Rifillimi i punës, pas izolimit dymujor ka sjellë frymëmarrje për bizneset dhe ekonominë në tërësi. Sektori i tekstileve dhe i këpucëve, që është një ndër punëdhënësit dhe eksportuesit kryesor në vend, po i përshtatet gradualisht kërkesave të tregut sot, duke prodhuar maska, veshje të tjera mbrojtëse, apo dhe veshje këmbe për spitale.

Gjergj Leqejza, administrator i Shqipëria Tricot, me seli në Shkodër, i specializuar në veshjet e brendshme për Italinë pohon për “Monitor Ekonomi” se “kemi prodhuar një sasi të vogël maskash më shumë për përdorim të brendshëm, për grupin tonë dhe për ndonjë klient tonin që ka kërkuar, por nuk kemi kërkuar që të ndryshojmë linjën e prodhimit. Është partneri ynë Italian në Bergamo që ka aplikuar dhe ka qenë një nga rastet e rralla që ka fituar të drejtën për të prodhuar një maskë të certifikuar dhe të miratuar nga ministria e shëndetit në Itali. Kështu ne kemi krijuar maskën tonë që është mjaft cilësore, e përdorshme për një muaj, mjafton ti ndërrosh vetëm filtrat”

Prej kërkesës së lartë, edhe ato kompani, që prej vitesh kanë patur një linjë prodhimi të caktuar, në përshtatje me situatën e kanë ndryshuar atë, duke ia dedikuar maskave mbrojtëse, këpucëve për mjekë e infermierë, apo për veshje spitalore.

1 / 2

Alfred Mali, administrator I “Mali Shoes”, me seli në Lezhë pohon se “gjatë kësaj kohe prodhimi i këpucëve ishte mbyllur, dyqanet ishin mbyllur dhe nuk kishte treg për këpucët. Nga kërkesa e spitaleve, e farmacive unë bëra një linjë të prodhimit të maskave, por prodhova edhe këpucë për spitale. Kam shumë kërkesa edhe nga jashtë për të dërguar produktin si në Itali e Egjipt ku do të shkojë me logon ‘Made in Albania’”.

Kryesisht prodhimi është i destinuar për eksport drejt Europës dhe një pjesë shumë e vogël shkon për tregun e brendshëm, i cili po dominohet nga produktet e importit nga Kina e Turqia. Sipas aktorëve të tregut kjo situatë është e ndikuar nga disa faktorë.

Leqejza thotë se “nuk jemi ende të përgatitur nga ana strukturore dhe nga ana e standardit për sa i përket rregullave të cilësisë për të konkurruar me produktet tona në tregun europian”

Mali shton se “ne po marrim punëtorë nga rruga dhe të dalësh me ta në treg europian është shumë zor, duhet një kualifikim, të paktën një vjeçar që një punëtor të bëhet i aftë për të dhënë rendiment. Unë nëse dal në treg me prodhim “Made in Albania”, edhe rrogat do të jenë shumë më të larta, dhe nuk do t’i shkojë më në mend njeriu për të ikur jashtë. Prandaj kërkojmë bashkëpunim me shtetin për të forcuar kualifikimin punëtor dhe që kjo fuqi mos të iki jashtë vendit”, rekomandon ai.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria tekstile ka arritur të marrë veten në Maj, si rrjedhojë e përshtatjes së kompanive për të prodhuar maska apo veshje spitalore, duke iu afruar nivelit të para krizës.

Më i vështirë ishte rikuperimi dhe përshtatja për industrinë e prodhimit të veshjeve të këmbëve, ku në Maj, eksportet ishin 31% më te ulëta se i njëjti muaj i një viti më parë.

Duke marrë në konsideratë karantinën dy mujore, ku prodhimi u reduktua ndjeshëm, por edhe mbylljes totale të Italisë ku eksportohen mbi 50% të produkteve që prodhohen në Shqipëri, për janar-maj, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse pandemia zgjat, tregu do të jetë selektiv duke sjellë faliment për më të vegjëlit, ndërsa të tjerët, në përshtatje me situatën do të mund të vijojnë me modelin e ri sipas kërkesave të reja./MONITOR

© SYRI.net

Lajme të tjera

Vrasja në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i...

Vrasje me thikë në qytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Elbasan zgjedh në forumet drejtuese

Në një mbledhje të rëndësishme të degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) në Qarkun Elbasan, e cila u zhvillua këtë mesjavë, janë zgjedhur...

30 vite në shërbim të lajmit, Fatmir Popja zgjidhet kryetar i Unionit të gazetarëve të Elbasanit

Pas një karriere mbi tre dekada në shërbim të informacionit, Fatmir Popja është zgjedhur kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan, një post...

AKU: Pjeshkët dhe rrushi i importuar nga Greqia rezultojnë me pesticide – shëndeti i konsumatorëve në rrezik

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin. AKU ka kryer edhe...

E RËNDË/ U bullizua nga shokët e klasës, 15-vjeçarja hidhet nga kati i 4 në Sarandë

Një e mitur vetëm 15 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i banesës së saj në...