13.6 C
Elbasan

Maska e detyrueshme ose gjobe, Fino kritikon Ministrine e Shendetesise: Jemi të vonuar

Zv/ministrja e Shëndetësisë, zonja Mira Rakacolli deklaroi se miratimi i një akti të tillë është i domosdoshëm për shkak të shtimit të rasteve të të infektuarve ndërsa shqetësuese mbetet rritja e numrit të të shtruarve në spital dhe të rasteve të kujdesit intensiv.

Kjo do të çonte në frenimin e pandemisë dhe do të ketë kontroll më të mirë mbi sëmundjen.

“Kemi shtim të numrit të rasteve të të infektuarve. E rëndë është fakti që janë shtuar rastet e të shtruarve në spital dhe rastet në kujdes intensiv. Kjo sepse nuk janë respektuar si duhet masat e Ministrisë së Shëndetësisë.  Përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura do të ulë mundësinë e infeksionit deri në 70% “ nënvizoi zonja Mira Rakacolli.

Ne foto: Nje punonjese e spitalit infektiv me maske foto: LSA

Por mbajtja e maskës duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me higjienë personale dhe ruajtjen e distancimit fizik. Akti normativ do të kalojë në Kuvend për votim.

Edhe ministrja e Brendshme e konsideroi kalimin e këtij akti domosdoshmëri,

Kritik ishte deputeti socialist Bashkim Fino. Ai tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Shëndetësisë se kjo masë duhej të ishte marrë më përpara. Bashkim Fino: Akti është shumë i mire, por duhej ta kishim bërë me kohë, mbase jemi të vonuar. Rritja e rasteve është tregues se duhej ta kishim marrë me kohë këtë masë”

Ora news

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...