9.3 C
Elbasan

Maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, Fico zbulon kush përjashtohet: Ndryshe gjobë 30 mijë lekë

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka dhënë detaje lidhur me vendimin e qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskës që nga dita e nesërme.

Fico tha se maska është e detyrueshme për të gjithë personat kur dalin nga shtëpitë e tyre, për çdo individ mbi 11-vjeç, dhe sipas saj në rastin e shkeljes së parë gjoba do të jetë 30 mijë lekë të vjetra. Në rast se shkelja do të jetë e përsëritur, gjoba do të vijë duke u rritur.

“Sa herë që dilni nga shtëpia, çdo individ mbi 11 vjeç, në të gjithë mjetet e transportit publik, ku në to gjenden persona të tjerë, gjatë ecjes në rrugë, në parqe në sheshe, në hyrje dhe dalje nga banesa, në ashensor, përpara dhe pas konsumit të ushqimit duhet ta mbajnë maskën”, u shpreh Fico.

Ndërkohë që për të gjithë personat që kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund ta mbajnë maskën, në momentin që dalin në rrugë, duhet të jenë të pajisur dhe me një vërtetim nga ana e mjekëve.

Të përjashtuar nga mbajtja e maskës janë të gjithë personat që udhëtojnë me motoçikletë apo me biçikletë, pa persona të tjerë.

Po ashtu nga maska përjashtohen të gjithë personat që udhëtojnë me familjarët e tyre në makinë, ndërkohë që në studiot televizive do të respektohet distanca 1.5 metra.

RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:

Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).

Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*). Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

(E.K/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...