7.3 C
Elbasan

Maturantët në ‘provën’ e fundit, sot testimi në lëndët me zgjedhje

Ditën e sotme maturantët do të kenë edhe provën e fundit para se të aplikojnë për në universitet, pasi zhvillojnë provimin e lendëve me zgjedhje.

Në fillim maturantët kanë zhvilluar provimin e Gjuhë-Letërsisë, i cili ngjalli reagime të shumta dhe protesta për 3 ditë, pasi maturantët akuzuan Ministrinë e Arsimit se teza kishte shumë gabime dhe pyetje të pakuptimta.

Pas protestave të vazhdueshme dhe kërkesave të maturantëve, Ministria e Arsimit si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.

Më pas maturantët i janë nënshtuar testit të matematikës, i cili sipas tyre ishte i një niveli mesatar.

Të shohim nëse maturantët do të kenë ndonjë kundërshtim për pyetjet e lëndëve me zgjedhje, ndërkohë që do të jetë hera e fundit për ta që ulen në bankat e shkollës, duke mbyllur një cikël shkollor, për të filluar universitetin.

Elbasaniflash.al

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...