7.4 C
Elbasan

Mbeten pezull masat kufizuese në vend, zhvillimet në Komitetin e Ekspertëve dhe situata aktuale

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve e paralajmëruar për të hënën që lamë pas, për caktimin e masave të reja kufizuese vijon të mbetet pezull.

Mjekja Silva Bino deklaroi rreth një javë më parë se komiteti do të mblidhej për vendosur masa të reja kufizuese në varësi të situatës së COVID përgjatë fundjavës. Por mbledhja nuk u thirr, duke bërë që vendimi i ri të shtyhej për javën e ardhshme.

Në një prononcim për Abcnews.al, mjekja Silva Bino deklaroi se priste thirrjen nga kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, për t’u mbledhur për masat e reja.

Zhvillimet e reja në Komitetin e Ekspertëve

Këtë të enjte, herët në mëngjes mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin nga Komiteti i Ekspertëve. Ai tha se politika ka përçarë mjekët, por pa dhënë më shumë detaje për arsyen e largimit. Kontaktuar nga Abcnews.al në lidhje me këtë gjë, ai refuzoi të prononcohej.

Pak orë më vonë, shefja e Infektivit Najada Çomo u shfaq krah kryeministrit Edi Rama në prezantimin e sfidave në fushën e Shëndetësisë, ku ky i fundit zyrtarizoi kandidaturën e saj për deputete të PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit.

Situata e COVID

Në 6 ditët e para të muajit Mars në vend janë shënuar 120 humbje jete. Rastet ditore të humbjeve të jetëve kanë qenë relativisht të larta nga 19 deri në 21 humbje jete në çdo 24 orë. Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në vend janë 35,808 raste aktive me COVID.

Masat aktuale

Aktualisht në vend është në fuqi ora policore që nis pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Në mbledhjen e 25 Shkurtit i pandryshuar ngeli dhe vendimi për vijimin e mësimit online në gjimnazet e 7 bashkive: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

/mv.abcnews.al

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...