15.3 C
Elbasan

Mbushnin me drogë qytete italiane, shkatërrohet grupi, në pranga 10 persona

Autoritetet policore italiane të Guardia di Finanza kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë me veprim në territorin e provincave Leçe, Monza, Brianza, Milano, Sondrio.

Operacioni i koduar “Tullac” ka nisur hetimet në vitin 2020 e ka çuar në ekzekutimin e 10 urdhër arrestimeve të shtetasve shqiptarë e italianë, anëtarë të një grupi kriminal që menaxhonin një trafik mjaft fitim prurës lëndësh narkotike.

Droga e tipit kokainë e hashash, trafikohej kryesisht nga Hollanda e shpërndahej në tregjet e shitjes ilegale në rajonin e Lobmardisë.

Hetimet e operacionit nisën pas verifikimeve të pasurisë bankare e materiale të shqiptarit me inciale M.J datëlindja 1984 e bashkëshortes së tij e cila ishte pronare e një lokali.

37 vjeçari shqiptar me precedent penal për trafik armësh e droge e kishte kthyer lokalin e tij në një bazë magazinimi droge. Lokali ishte i pozicionuar pranë një shkolle e një kampi sportiv e mjaft i frekuentuar nga të rinjtë.

Me gjithë pandeminë që kishte goditur Italinë, ky grup nuk e ndali aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe gjatë fazës së emergjencës akute shëndetësore e lockdoën total të vendit.

Në periudhën kohore shkurt-maj 2020, të izolimit total të Italisë për shkak të pandemisë global, këtij grupi iu sekuestruan 3 kg kokainë e 1 kg hashash.

Në ekzekutimin e  operacionit morën pjesë rreth 100 forca policore të Guardia di Financës të ndihmuar nga një repart ajror e skuadra e qenve antidrogë.

Aktiviteti investigativ mundi të zbardh rrjetin e klientëve e të konsumatorëve që furnizoheshin nga këta trafikantë./ora/

 

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu...