11.8 C
Elbasan

Mbyllet numërimi i votave në Shqipëri, mbi 83 mijë vota të pavlefshme, zbulohet qarku që kryeson

Shqipëria me 25 prill ka zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ku fituese u shpall Partia Socialiste me 48.68 % të votave, e ndjekur nga PD me 39.43 %,  partia e tretë në këto zgjedhje rezultoi LSI me 7. 81 % të votave dhe PSD e cila siguroi tre mandate me 2.25 % të votave.

Ndërkohë ajo që vlen të theksohet në këto zgjedhje përveç mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste është dhe numri rekord i fletëve të votimit.

Në mbylljen e numërimit të votave për partitë 83 019 fleta votimi kanë rezultuar të pavlefshme.

Sipas të dhënave të KQZ qarku që kryeson në numrin e fletëve të pavlefshme është Tirana me 18 442 vota, i ndjekur nga Elbasani me 9 772 dhe i treti në listë sipas të dhënave është Fieri me 7 375 vota.

Ndërkohë qarqet që kanë rezultuar me numrin më të ulët të fletëve të votimit të pavlefshme është Kukësi me 2 188 vota dhe Gjirokastra me 2 310 vota.

Fletët e votimit të pavlefshme:

  1. Tirana 18 442 vota
  2. Elbasan 9 775 vota
  3. Fier 9 mijë e 375 vota
  4. Durrësi 7 808 vota
  5. Korçë 7 353 vota
  6. Shkodër 6 011 vota
  7. Berat 5 292 vota
  8. Lezhë 4 946 vota
  9. Vlorë 4 730 vota
  10. Dibër 4 686 vota
  11. Gjirokastër 2 310 vota
  12. Kukësi 2 188 vota.e.su

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...