9.8 C
Elbasan

Me 250 mijë euro nga Londra për në Tiranë, konfiskim i madh parash në portin e Barit

Bari – Ai po mbante mijëra paund të padeklaruar në kufi me një furgon me targa angleze dhe u drejtua për në Shqipëri.

Guardia di Finanza me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit kapi një burrë, në portin e Barit, me 225,350 paundë britanikë, një vlerë prej afërsisht 250 mijë euro.

Paratë ishin ndarë në dhjetëra tufa të mbështjella me film mbrojtës plastik,  në hapësirat e furgonit sipër serbatorit. Për ta nxjerrë atë, ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, i akuzuar se ka shmangur detyrimin e deklarimit të monedhave në kufi, u sanksionua me sekuestrimin e 50% të tepricës për një total prej rreth 120 mijë eurosh.

Me këtë operacion, raportet për shkelje të rregulloreve të monedhës të kryera në portin e kryeqytetit të Pulias që nga fillimi i vitit rriten në 22, për një shumë totale prej mbi gjysmë milioni euro të gjetura.

 

 

syri.net

Lajme të tjera

Po largohem, mos më kërkoni”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë, dyshimet e para

Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. mamaja e Brikena Tuskut kërkon ndihmë...

Braktis PDIU? Lumturi Hasa shpall kandidaturën për kryetare të PD Elbasan

Ish kandidatja për deputete e listës së opozitës në Elbasan Lumturi Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do...

TË PAPREKSHËM/ Kush janë bosët shqiptarë të krimit që sfidojnë drejtësinë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar...

63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital. Sipas njoftimit të policisë,...

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për...

‘Dhunues’, ‘Fake’, ‘Të nxira të dyshimta në krahë’, publiku kryqëzon Mateon

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale ditët e fundit, duke nxitur diskutime të forta dhe reagime të...