15.4 C
Elbasan

Me 7 emigrantë në makinë ‘drejt’ BE, por përfundon në pranga 24 vjeçari.

Eshte kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Sadik Lici 24 vjeç, banues në Elbasan, u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ja njoftimi i plotë

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Tensionet ne Lindjen e Mesme pas bombardimit te Iranit dhe reagimit te Teheranit drejt shteteve te Gjirit dhe situata e komplikuar qe ka pasuar,...

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Tre shtetas janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm...

Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit...

Përplasje mes protestuesve dhe policisë/ Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve, tubuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës

Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë. Protestuesit kanë tentuar që të çajnë...

Nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit, nis marshimi i protestuesve të PD

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit.Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë...

Pas pak protesta e opozitës/ 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë, policia merr masa me autobotë uji

Rreth orës 18:00 parashikohet të nisë protesta e opozitës, para godinës së Kryeministrisë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit...