11.7 C
Elbasan

Me fluturim në autostradë”, fundjava “çmend” shoferët, policia i jep një mësim të mirë

E premtja mbrëma ka shfrenuar disa shoferë automjetesh të cilët kanë zgjedhur të shkojnë drejt fundjavës me “fluturim”, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të personave të tjerë.

Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrolleve të kryera në rrugët e kryeqytetit janë ndëshkuar 15 drejtues automjetesh të cilët po udhëtonin me shpejtësi dhe 8 të tjerë që po ecnin në efektin e alkoolit.

Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza” janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë katër drejtues mjetesh që po bënin drifting.

Policia bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të mos rrezikuar jetën.

“Siguria e jetës në rrugë, prioritet i Policisë Rrugore

Fundjavë, kontrolle me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rrugën Tiranë-Elbasan, prej 5 orësh viijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor

Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h.

Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l

Gjithashtu janë kapur nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.

Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari, Polici rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën duke u përfshirë në ngjarje rrugore.

Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt.

Mos fluturoni apo mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin jetën”, njofton policia./abc

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...