16.9 C
Elbasan

“Më kanë zaptuar pronat”, qytetari lidhet me zinxhirë para bashkisë së Lezhës

Problemi me pronat ka nxjerrë një ish-pronar në proteste para bashkisë së Lezhës. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, Huanito Martini është lidhur me zinxhir në shtyllën e dritave pranë bashkisë.

Para kamerave ai thotë se nuk po i jepet drejtësi. Martini tregon që në fshatin Balldren, janë me dhjetëra hektarë që i janë zaptuar.

Protestuesi shprehet se për problemin e tij ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu, ndrëkohë që i bën thirrje edhe kryeministri Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

“Mua më ka vdekur edhe motra aty. Kemi kujtime, hidhërime aty. Kërkojmë njohjen e pronarëve legjitimë të këtij vendi. IKMT, bashkia, i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut. Përgjigja e tyre është se ata lejojnë të ndërtojnë në tokat e pronarëve të vjetër. I them kryeministrit zbato ligjin dhe Presidentit respekto Kushtetutën. Do përgatis edhe grevë urie. Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim. Nuk po gjej zbatim”, thotë ai.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar protestuesit. g.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Rrëshqitja e tokës në Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, ARRSH nis ndërhyrjet emergjente në këto akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar. Aktualisht...

Ekstradohet nga Dubai drejt Shqipërisë Durim Bami, pritet të mbërrijë pasdite (FOTO)

Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa sot pasdite pritet të mbërrijë në vendin tonë. Durim Bami është Nisur nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa...

Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos? Njihuni me djalin e birësuar të bosit të bosit të drogës, El Pelon

Të paktën 60 persona janë vrarë në një valë dhune që ka shpërthyer në 20 shtete në Meksikë pas vdekjes së Nemesio Oseguera, i...

Policia e Elbasanit procedon disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D.,...

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Një person në Austri është dënuar me shtatë muajsh burg dhe një gjobë prej 1,200 euro pasi u shpall fajtor për marrjen e videove...

Shtrenjtohet bileta e Korçës/ Rruga nga Gramshi rrit me 300 lekë biletat, qytetarët do të paguajnë 1000 lekë

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas ka detyruar mjetet e transportit publik të përdorin itinerare alternative për juglindjen duke zgjatur kohën e udhëtimit dhe rritur kostot...